HomeShëndeti

Vakti më i rëndësishëm i ditës, ja ç’duhet të bëjmë çdo mëngjes

E dëgjojmë thuajse përditë se mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës. A ka ndonjë problem nëse nuk ha mëngjesin derisa të shkoj në punë?

1.Pra, a është rëndësishme koha kur e ha mëngjesin?

Po. Mëngjesi rekomandon që të hahet brenda dy orëve nga kur zgjoheni. Ushqimi brenda kësaj dritare përcakton ritmin për një oreks të shëndetshëm dhe stabilizon sheqernat e gjakut gjatë gjithë ditës.

2.Çfarë të bëj nëse dua të shkoj në palestër?

Çështja nëse duhet të hani para se të shkoni në palestër apo jo ka të bëjë me mënyrën se si reagon trupi juaj gjatë stërvitjes pas të ngrënit. Për shembull, nëse hani vetëm një copë të vogël ushqimi para stërvitjeje dhe stomaku tuaj mund të trazohet, atëherë është më mirë të prisni derisa të mbaroni.

Nëse të stërviteni me stomakun bosh ju trullos dhe ju bën të ndiheni keq, atëherë do të keni nevojë për ushqim para se të shkoni në palestër.

3.Por unë urrej të ha mëngjes!

Sidoqoftë duhet të hani diçka. Kalimi i mëngjesit shoqërohet me një rrezik në rritje të diabetit të tipit 2. Askush nuk ju kërkon që të uleni dhe të hani domosdoshmërisht vezë, proshutë apo pancakes, vetëm diçka e vogël është e rëndësishme.

Pini një gotë ujë kur të zgjoheni që të hidratoheni. Pastaj merrni diçka të lehtë si një filxhan kos grek, vezë të ziera ose një copë frut. Ushqimi i diçkaje të vogël do të ndihmojë trupin tuaj të përshtatet me idenë e të ngrënit.


TË NGJASHME