HomePolitikë

Valdrin Pjetri i përgjigjet PD

Një ditë pasi foli për mediat, kryebashkiaku i Shkodrës i zgjedhur më 30 qershor, Valdrin Pjetri ka reaguar në Facebook, për akuzat që PD ka ngritur ndaj tij se ka qenë i ndaluar dhe më pas dëbuar nga Italia, e pas fillimit të hetimeve nga Prokuroria e Përgjithshme për pastërtinë e figurës së tij.

Pjetri ka publikuar foto që thotë se janë “ertifikatat e pastërtisë së figurës time në shtetin Italian”.

67956330_430317891028197_1614367344870555648_n
67919270_430317931028193_2890174031388999680_n

POSTIMI I PLOTE

“Nuk dua të hyj në baltën e PD-së, e cila ka javë që kërkon të njollosë figurën time.

Ja ku janë çertifikatat e pastërtisë së figurës time në shtetin Italian.

Të tjerat i’a kam lënë atyre që duan të mbulojnë dështimet e tyre disa vjeçare duke njollosur emrin tim.

Ditë më të mira po vijnë për Shkodrën dhe banorët e saj”.

VALDRIN

TË NGJASHME