HomeShowbiz

Valdrin Sahiti edhe në Turqi. Veshjet e stilistit shqiptar vishen nga këngëtarja e njohur

Veshjet e Valdrin Sahitit tashmë po preferohen edhe jashtë kufinjve të vendit tonë. Pas Bebe Rexhës dhe Ashantit, këngëtarja e njohur turko-belge, Hadise ka vendosur të zgjedhë pikërisht krijimet e stilistit shqiptar. Valdrini ka publikuar një foto në ‘Instagram’, ku këngëtarja duket në kopertinë të një reviste pranë emrave të tjerë të njohur, e veshur me fustanin e tij. Për ata që nuk e njohin, ajo është një nga këngëtaret më të njohura në Belgjikë, pasi këngët e saj qëndrojnë në vendet e para të klasifikimeve belge. Ajo gjithashtu është e njohur si drejtuese e emisionit ‘X Factor’ në Belgjikë, si dhe juri në ‘The Voice’ në Turqi. Por kjo nuk është e gjitha, pasi Hadise numëron 8.8 milionë ndjekës në ‘Instagram-in’ e saj. Duke qenë se është një personazh kaq i njohur, mund të themi se ky është një tjetër sukses për Valdrin Sahitin dhe karrierën e tij.


TË NGJASHME