HomeSociale

Valë e ftohtë nga Poli i Veriut, çfarë parashikojnë sinoptikanët për muajin dhjetor

Një valë e ftohtë e masave ajrore polare do të godasë Europën në fillim të muajit dhjetor, ndërkohë që këtë fundjavë pritet që Mesdheu të përfshihet nga një stuhi e fortë, që do të sjellë erë të fortë dhe rrebeshë shiu. 

Këto janë të dhënat më të fundit që vijnë nga shërbimet meteorologjike, të cilave i referohet Euronews, teksa raporton për parashikimin e motit.

weather1

Vala e ftohtë polare shkaktohet nga një ngrohje e papritur stratosferike që masat e ftohta nga Poli i Veriut i shtyn në jug drejt Europës – dhe madje mund të arrijë deri në pjesë të Afrikës së Veriut.

Ky ngrohje e papritur e stratosferës rreth Siberisë gjithashtu mund të destabilizojë të ashtuquajturën vorbull polare.

Por, pavaresisht valës së të ftohtit polar që do të godasë Europën ditët e para të dhjetorit, muaji do të karakterizohet nga temperatura më të larta se normalja për këtë periudhë të vitit.


TË NGJASHME