HomeShowbiz

Valza sjell këngën e re “Mon Ami”

Këngëtarja e re Valza Zhegrova, ka publikuar së fundmi këngën e saj më të re.

“Mon Ami” titullohet kënga e saj e re, e cila është punuar nga producenti i njohur, Mixey.

Për vargjet e tekstit është kujdesur tekstshkruesi i njohur nga Shqipëria, Endrit Mumajesi, i njohur si MUMA.

Kënga është publikuar në kanalin YouTube edhe me klip, i cili i përshtatet mjaft shumë tematikës së këngës.

Valza është një artiste e re, e cila e filloi karrierën e saj këtë vit, ndërsa është pritur mirë nga publiku që në projektet e saj të parë.

Muaj më parë ajo solli ripërpunimin e dy këngëve të njohura të motrave Istrefi “E dehun” dhe “1 gote për ty”, ripërpunim i cili është pritur shumë mirë nga fansat e saj.


TË NGJASHME