HomeSport

Van Dijk lë pas Messin në garën për “Topin e Artë”

Eleminimi i Argjentinës nga “Copa America” edhe pse mes shumë polemikash, do të ketë një ndikim të madh edhe në çmimet individuale.

Gara për trofeun më të rëndësishëm individual “Topi i Artë“, dukej se kishte vetëm dy konkurrentë super-favoritë, argjentinasin Lionel Messi dhe mbrojtësin holandez Virgil van Dijk.

Para nisjes së “Copa America”, Messi ishte pretendenti kryesor për të fituar “Topin e Artë” dhe kuotohej me koeficitetin 1.9. Mirëpo pas atij eleminimi nga Brazili, sulmuesi argjentinas, ka rrëshqitur në vendin e dytë. Mbrojtësi holandez, që aktivizohet për Liverpool ka kaluar në vendin e parë, pas një sezoni fantastik që zhvilloi me ‘redsat’, ku është kthyer në një mur të pakalueshëm.

Van Dijk duhet ende të zhvillojë 3 finale të tjera këtë vit, me Superkupën e Europës ndaj Chelsea dhe botërorin e klubeve si synimet kryesore. por edhe pa këto trofe, holandezi mbetet në majën e preferencave. Fabio Cannavaro, ishte mbrojtësi i fundit që fitoi “Topin e Artë’, por tani me lojën në fushë van Dijk do ta rikthejë vlerësimin individual në këtë rol.


TË NGJASHME