HomeShowbiz

Vanessa Bryant bën dedikimin emocionues në ditën e ditëlindjes së vajzës së ndjerë, Gigit

Më 26 janar të këtij viti, legjenda e basketbollit, Kobe Bryant, humbi jetën për shkak të një aksidenti me helikopter, ku gjithashtu vdiq edhe vogëlushja e tij 13-vjeçare.

Llogaria e Vanessës në Instagram, bashkëshortes së Kobe është mbushur me dedikime për partnerin e humbur, ndërsa sot i ka uruar ditëlindjen vajzës së saj të ndjerë.

“Gëzuar 14-vjetorin vogëlushja ime e ëmbël, Gianna. Mami të do shumë më shumë seç mund ta tregoj. Je pjesë e shpirtit tim përgjithmonë. Më mungon çdo ditë. Do të doja që të zgjohesha dhe ti të ishe këtu me mua. Më mungon buzëqeshja dhe përqafimet e tua. Më mungon gjithçka e jotja, Gigi. Të dua kaq shumë.”

Gigi ishte ajo që riktheu Kobe në basketboll, pasi 13 vjeçarja kishte të trashëguar talentin e të atit në këtë fushë.


TË NGJASHME