HomeShowbiz

Vanessa Bryant bllokon faqet e fansave që lidhen me Kobe dhe Gigin

Vanessa Bryant dhe vajza e saj Natalia kanë nevojë që të marrin kohë dhe të shërohen nga plagët e marra nga vdekja e basketbollistit dhe Gigit. Në një mesazh të dërguar fansave të saj, Vanessa shpjegoi se ajo dhe vajza e saj 17 vjeçare kanë bllokuar faqet e fansave që postojnë foto të familjes së tyre.

Vejusha e Kobe Bryant shpjegoi se ka qënë e vështirë kjo periudhë kohore për të që të shikonte vazhdimisht imazhet e bashkëshortit të saj dhe vajzës në rrjetet sociale.

Faleminderit për dashurinë që më keni dhënë. Unë dhe vajza ime Natalia Bryant kemi vendosur të mbyllim të gjitha faqet që fansat kanë hapur për shkak se është bërë shumë e vështirë të futemi online dhe të shikojmë foto të Gigit dhe Kobe. Bllokimi i këtyre faqeve ka ndihmuar dhe në algoritëm’– është shprehur Vanessa në Instagram.

Ajo ka qënë e hapur me fansat e saj dhe i ka falenderuar për ndihmën që i kanë dhënë gjatë kësaj periudhe të vështirë.

Javën që kaloi ajo tregoi dhe tatuazhin që ka gedhenur në trup për Kobe dhe Gigi.


TË NGJASHME