HomePolitikë

Vangjeli: Çfarë do dëgjoni në ditët në vijim, ka emra ministrash…

Analisti Lorenc Vangjeli thotë se nga dosja e Durrësit do dalin dhe emra ministrash apo ish-ministrash. Në Opinion, ku u diskutua mbi përgjimet e publikuara nga Bild, ai tha se këto dosje po e cojnë Shqipërinë drejt zjarrit.

“Do dëgjosh që në këtë dosjen e Durrësit do dalin emrat të ministrave apo ish-ministrave, që flasin dhe bisedojnë me personazhe që e kanë karreierën e tyre me krimin”, tha Vangjeli.

A i paralajmëroi dhe për një dosje tjetër, ku sipas tij janë të përfshirë dhe ish-deputetë të PD-së.

“Shumë shpejt do dëgjosh një gjysmë duzinë me emra deputetësh të Partisë Demokratike. E gjithë kjo histori ka arritur në pikën që ka dalë në publik, ky lloj mikrobi rritet në lagështirën e fushatës apo errësirë dhe ngordh kur del në dritë të diellit. Prokuroria ka dështuar, sepse u përdor si mjet si shkop si llogari bankare”, theksoi Vangjeli. / Opinion.al


TË NGJASHME