HomeShëndeti

Varësia nga kafeja: Shtatë gjëra që ndodhin me trupin tuaj kur hiqni dorë nga kafeina

Shumë njerëz, mbase edhe ti që po e lexon këtë gjë në këtë momente, janë të varur nga kafeja, aq sa mungesa e saj shpesh shfaq edhe simptoma ankthi e agresioni.

Megjithëse efekti i kafesë për kedo  është gati-gati “magjik”, nuk mund të thuhet e njëjta gjë edhe për efektet që i shkakton trupit të njeriut.

Varësia nga kafeja, ose nga kafeina përmes pijeve të ndryshme, mund të shkaktojë dhimbje koke, pagjumësi dhe prishje të dhëmbëve, këto të paktën janë efekte të dukshme.

Por, nëse arrini të hiqni dorë nga kafeja, trupi juaj do të kalojë një proces, ku pas tij ju përfundimisht do të ndjeheni më mirë se kurrë.

Ekspertët shëndetësorë në ushqimin e muskujve kanë zbuluar saktësisht se çfarë ndodh me trupin tuaj kur hiqni dorë nga kafeina.

Një zëdhënës për ushqimin e muskujve tha:

“Kafeina, konkretisht kafeja, është diçka për të cilën shumë prej nesh mbështeten për të kaluar ditët tona. Sidoqoftë, hulumtimi ynë tregon se nuk është gjëja më e mirë për të pirë rregullisht. “

Çfarë ndodh me trupin tuaj kur heq dorë nga kafeina?

1.Dhimbja e kokës
Dhimbja e kokës është diçka që shkon paralelisht me kafeinën, me dy anët e saj, kur pini shumë ose kur ndaloni pirjen e saj plotësisht.Kur konsumoni kafeinë, ajo menjëherë rrit prodhimin e adrenalinës, dopaminës dhe hormoneve të tjera. Kur ndaloni së piri kafe, rritet adenozinë, apo ndryshe hormoni i lodhjes. Një mënyrë që ta ndaloni dhimbjen e kokës dhe të gjeni një balancë me kafen është zvogëlimi i konsumit të saj në mënyrë graduale dhe jo të menjëhershme.

2.Më pak trauma
Kur ndaloni pirjen e kafes mund të keni përvoja të tilla si ankth, tension më i ulët, pagjumësi, më pak fuqi, ndryshim humori apo nervozizëm. Por këto simptoma ju i keni pasur edhe gjatë kohës që merrnit kafeinë, me ndryshimin që kur pini kafen e fiksoheni psikologjikisht sikur nuk ekzistojnë tek ju trauma të tilla. Këto simptoma, të quajtura ndryshe “trauma” nga studiuesit, do u zgjasin pak kohë edhe pasi keni lënë kafen, por lajmi i mirëështë që pas një kohe të caktuar nuk do i ndjeni më.

3.Dhëmbë më të bardhë
kafeina gërryen smaltin e dhëmbëve për shkak të përmbajtjes së saj acidike. Kafeina i jep një ngjyrë të verdhë deri në kaf dhëmbëve tuaj me secilën gllënjkë, për këtë arsye nëse hiqni dorë nga kafeja dhëmbët tuaj do fitojnë bardhësi.

4.Përqendrimi
Pasi pini kafen mund të ndjeheni më të përqendruar, sepse trupi juaj stimulohet prej saj. Kur ndaloni së piri kafe, ka të ngjarë qëpërqendrimi të ulet bashkë me produktivitetin tuaj. Por, pas një jave pasi keni hequr dorë nga kafeja, përqendrimi juaj do të kthehet në formën e tij më të mirë dhe produktiviteti juaj nuk ka nevojë për stimulim.

5. Ndërroni monotoni
Pasi ndaloni kafen mund të mos jeni aq të motivuar saç keni qenë, sepse kafeina stimulon muskujt kolonial. Në vend të filxhanit të kafes mbani pranë vetes një shishe me ujë, merrni sa më shumë fibra nëpërmjet ushqimeve dhe filloni ndonjë aktivitet fizik, rekomandohet ecja në natyrë si pikënisje.

6. Më pak stres
Nëse e pinit kafen në sasi të madhe, mund të keni hasur shpeshherë në ndjesinë e aritmisë ose sikur po u merren mendtë. Ky është një reagim nga trupi juaj si për t’ju thënë që e keni tejkaluar me kafeinën dhe kjo sjell stres në terma afatgjatë kryesisht. Por, pasi të hiqni dorë nga kafeja do jeni në gjendje të kontrolloni ndjenjat, emocionet dhe punën tuaj në një mënyrë të tillë që të mos keni stres.

7.Ndiheni më pak të lodhur
Kafeina është një stimulues, i cili mund t’ju mbajë të ingranuar deri në 6 orë, kjo është arsyeja që nëse pini një kafe pasdite të rrini zgjuar deri natën vonë. Pasi të keni shkurtuar ose më mirë akoma pasi ta keni ndaluar pirjen e kafesë plotësisht do të flini shumë më mirë, si pasojë do ndjeheni më pak të lodhur.


TË NGJASHME