HomePolitikë

Vasili: 30 qershori ishte i paligjshëm, përgjigjja me 8 korrik

Opozita ka vijuar akuzat lidhur me shifrat e pjesmarrësve në zgjedhjet e 30 qershorit. Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili në një deklaratë për mediat, tha se këto zgjedhje janë një provë e ‘kanibalizmit’ politik dhe elektoral të kryeministrit Edi Rama, duke shtuar se populli shqiptar do t’i japë përgjigjen e merituar kreut të socialistëve me 8 korrik.

Vasili shfaqi një video, në të cilën sipas tij tregohet ana formale e komisioneve të KQZ, e cila degradoi në një proces hajdutërie.

Është vulosur nga mijëra dëshmi, nga mijëra fakte, por përfundimisht edhe nga gjetjet e OSBE/ODHIR disa çështje të mëdha që kanë marrë një vulë të qartë publike dhe zyrtare. Së pari votimet e 30 qershorit ishin të paligjshme.

Në rast se dosja 339 dhe 184 u bllokuan me çdo mjet e me çdo formë nga prokuroria e kapur e Edi Ramës, dosjen kombëtare të 30 qershorit tani e ka në dorë çdo shqiptar. Nga veriu deri në jug, pra hetimi dhe dënimi i saj do të jetë mbarë popullor. Qytetaret shqiptarë përfundimisht e kanë bërë zgjedhjen e tyre. Dhe uzurpatorët dhe kanibalët politik do të kenë vetëm një përgjigje nga ana e popullit. Përgjigja do të jetë, reagim i papajtueshëm, i pandalshëm dhe i paepur ndaj tyre”, tha Vasili.


TË NGJASHME