HomeSociale

Vasili: Asnjë lëshim nuk do t’i bëhet grabitjes së votave

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, pjesë e tryezës së Këshillit Politik për reformën zgjedhore ka mohuar që opozita të ketë vendosur kushte të reja, siç pretendon përfaqësuesi i mazhorancës, Damian Gjiknuri.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Vasili thotë se mazhoranca ka frikë nga vota e lirë dhe se do që ta grabisë atë.

Reagimi

Zero kushte te reja nga opozita e bashkuar per reformen zgjedhore. Kushte te reja bllokuese te konsensusit nga hajdutet e zgjedhjeve te Dibres, te zgjedhjeve 2017 dhe votimeve moniste te 2019, per te legjitimuar vjedhjen e votave Identifikimi biometrik dhe administrimi i zgjedhjeve qe garanton voten e lire nga vjedhjet jane aty prej javesh. Asnje leshim nuk do ti behet grabitjes se votave. Rilindja kerkon te mbushe kutite, te numeroje vete dhe te nxjerre po vete rezultatin. Fajtore per shkaterrimin e zgjedhjeve eshte vetem rilindja qe duhet te heqe dore menjehere nga shkaterrimi i reformes zgjedhore.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME