HomePolitikë

Vasili: Dialogu ka dy formacione, maxhorancë -opozitë

I ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë”, nënkryetari i LSI Petrit Vasili komentoi edhe aksionin e opozitës së bashkuar, ndërsa theksoi se ato që kemi lexuar nga Bundestagu, në masën 99% janë ato që denoncimet e përditshme, që kanë vlerën e një proteste.

“Opozita sot është pozicionuar dhe koha i dha të drejtë për të gjitha gjërat që kishte thënë. Kushdo është vëzhgues i ftohtë dhe objektiv, por ato që kemi lexuar nga Bundestagu, në masën 99% janë ato që denoncimet e përditshme, që kanë vlerën e një proteste, që janë atje ku kemi vënë pikat mbi I, dhe pse ja vlejti të sakrifikojmë mandatet.” -theksoi Vasili.

“Gjëja kryesore e opozitës, është cfarë di të bëjë opozita dhe për cfarë është ajo e gatshme të bëjë kur të vijë në pushtet. Sot opozita e ka të kristalizuar alternativën e saj politike dhe ekonomike, e ka shumë të qartë se cdo të bëjë në planin shoqëror. Qeveria tranzitore e përjashton Edi Ramën kryeministër, nuk mund të ketë qeveri tranzitore dhe Edi Rama të mbetet kryeministër. Nuk ka një zgjidhje të tillë. Edi Rama është kryetar i PS.

Përballë janë maxhoranca dhe opozita, këto janë formatet që dialogojnë. Nuk dialogon opozita me qeverinë. Formacionet politike vihen përballë e dialogojnë për të zgjidhur krizën. Ne mesazhin e dhamë që në tryezën politike për reformën zgjedhore, ju e dëgjuat përgjigjen që Rama nuk pranon ndërkombëtarët. Pra, dalja nga kriza ka vetëm një cështje që është Edi Rama, është si një shkëmb në mes, për të mos vazhduar përpara. Po të ecë dialogu do të kemi lajm të mirë për negociatat, por Edi Rama kërkon vetëm pandëshkueshmëri dhe thotë më mirë jashtë Europës, dhe diku në ca realitete politike ekstraperëndimore.” u shpreh Vasili.

Në përfundim nënkryetari i LSI tha se forca politike ku bën pjesë, është 100% në harmoni të plotë me PD-në, për nga ana e vendimmarrjes lidhur me zhvillimet politike.

“Një nga elementët e vyer që kjo opozitë ka është se nuk është e ngjizur para zgjedhjeve, të cilës edhe takticizmi i numrave ia imponon në raste të caktuara. Kjo është ngjizur që në nëntor dhe i ka rezistuar më së mirë kohës dhe ka shkuar drejt perfeksionimit. Pra, cdo gjë që niset mbi parime, jo mbi llogarinë elektorake të muajit të fundit, është shumë e qëndrueshme dhe shpresë madhe për vendin. “ përfundoi Vasili.


TË NGJASHME