HomePolitikë

Vasili: Disa ndërkombëtarë kanë mbyllur sytë…

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili shkruan se ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca, kushtet e Gjermanisë i ktheu në elemente, duke nënvizuar se ato janë dhe mbeten kushte.

Sipas tij, disa ndërkombëtar kanë vendosur të mbyllin sytë përpara zhbërjes së shtetit të së drejtës në Shqipëri.

Postimi i plotë:

Kryesuesi i Delegacionit Europian ne Tirane Soreka dje duke folur ne media per Rezoluten e Bundestagut gjerman “çuditërisht u ngatërrua” dhe tha se kushtet e qarta gjermane sipas tij na qenkan elemente.

Kushtet gjermane janë dhe mbeten te tilla dhe këtë nuk e luan topi.

Që Shqipëria ka bërë regres të rëndë e të rrezikshëm pas vitit 2017 e këndej dhe kushtet vetëm janë shtuar edhe këtë nuk e luan topi.

Qe Shqipëria mbeti ne mënyrë të turpshme pas Maqedonisë se Veriut as kete nuk e luan topi.

Qe Shqiperia eshte ne krize te rende politike, qe Shqiperia nga faktor stabiliteti ne rajon eshte shnderruar ne gjeneruese tensioni, qe Shqiperia e Edi Rames ben votime moniste ku rilindja fiton 100% jane fakte qe nuk i luan topi.

Qe disa…nderkombetare kane mbyllur syte perpara zhberjes se shtetit te se drejtes, te zgjedhjeve te lira, te lulezimit te krimit, te trafiqeve dhe te parave te pista jane fakte qe nuk i luan topi.

Te gjitha keto jane kushtet shume te drejta dhe te forta te Bundestagut ne te mire te Shqiperise qe as nuk mund te anashkalohen dhe as mund te quhen “elemente”.

Është e qarte qe Soreka u ngatërrua qe i quajti kushtet elemente, po perse??

Ja deklarata e Sorekes qe tha:

“Ndërkohë kemi dhe disa elementë të tjerë që i gjejmë në rezolutën e Bundestagut, natyrisht janë elementë që janë ” kushte të përgjithshme, që janë elementë që duhen përmbushur pikërisht përpara hapjes së kapitujve të caktuar gjatë negociatave.”

Ja dhe percaktimet ne rezoluten e Bundestagut qe flet qarte per kushte si ne mbledhjen e pare hapese ashtu edhe per shtate kushte ne Mbledhjen e Dyte qe duhet te plotesohen dhe vetem atehere negociatat hapen dhe bashke me to edhe kapitujt:

a “Konferenca e parë e anëtarësimit të zhvillohet atëherë kur Qeveria Federale të konstatojë plotësimin e kushteve të mëposhtme nga Shqipëria”.

  1. b) “Mbajtja e konferencës së dytë të anëtarësimit dhe hapja e negociatave përmes kapitujve të parë të ndodhë, kur qeveria Federale të konstatojë plotësimin e kushteve të mëposhtme nga Shqipëria”.

TË NGJASHME