Aktualitet Lajme Politikë

Vasili kujton çfarë premtonte Rama në 2017

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili kujton premtimet e kryeministrit Edi Rama në zgjedhjet e vitit 2017, për “tepsinë” e pushtetit, duke nënvizuar se pas kësaj, ai emëroi kriminelë tufa-tufa dhe që shkarkohen po prej tij.

Sipas Vasilit, kryeministri nuk mban asnjë përgjegjësi edhe pse e di të shkuarën e të akuzuarve.

Postimi i plotë i Vasilit:

Meqe Rama s’mban pergjesi per kriminelet, i bie qe ta mbajne breshkat e tij!

Kur mori tepsine Rama i çau derrasat te gjithe shqiptareve duke thene se e donte tepsine vetem fare, se do te emeronte njerez te paster, profesioniste. Me nje fjale do te ishin akullore dhe kajmak i vërtetë.

Por tepsia si serat e rendimentit te larte ka prodhuar aq shume horra dhe maskarenj sa jane me qindra te emeruarit pas 2017 qe shkarkohen tufa tufa nga kryeministri “i paster, bore i bardhe” i Shqipërisë.

Po ky vete i emeron se i njeh mire se ç’jane, pastaj dhe kur dalin dokumentet ku keta provohen qe jane faqezinj, ky kryeministri nuk i njeh më dhe s’mban pergjegjesi per ta.

Kur s’mban pergjesi kryeministri, kush e mban pergjegjesine per keta mostra te krimit ne pushtet ?

I bie qe pergjesine ta mbajne breshkat e Edi Rames.

Related posts

Boeing nxjerr nga përdorimi avionët Boeing 737 Max

Xhensila Gotanews

Shpallet konkurrimi për çmimin “Kadare”

egla tuka

Zvicër, zhduket një 4 vjeçar kosovar

Klaudia gotanews
Na Kontaktoni!