HomePolitikë

Vasili: Propozimi i Euralius alibi për të kapur drejtësinë

Për nënkryetarin e LSI-së, Petrit Vasili, një propozim i Euralius për emërimet tranzitore në Gjykatën e Lartë, është një mënyrë për të kapur sistemin e drejtësisë.

Me anë të një statusi në “Facebook” ai shprehet duke e konsideruar “klonim” njësoj si zgjedhjen e kryerprokurores së përkohshme Arta Marku, e cila qëndron në detyrë prej një viti e gjysmë, Vasili shton se kjo e zhbën reformën në drejtësi dhe sjell kapjen e saj nga qeveria.

Reagimi i plotë i Vasilit:

Zhbëhet reforma, prapë Euralius propozon, që edhe Gjykata e Larte të klonohet si zgjedhja e Arta Markut.

Reforma ne drejtesi per fat te keq tashme eshte shnderuar ne nje xhakete teresisht me arna dhe ato jane aq te shumta sa nuk dallohet dot më se si ka qene xhaketa origjinale.

Rrezimi i te gjitha parashikimeve kushtetuese si dhe afateve gjithashtu kushtetuese ne implementimin e reformës dhe sajimi në vend te tyre i zgjidhjeve antikushtetuese dhe antiligjore jane alibi per kapjen evidente te drejtësisë nga Edi Rama.

Si nje anetar i komisionit te reformes ne drejtesi kujtoj insistimin thuajse maniakal te Grupit te Eksperteve te Nivelit te Larte te mbështetur fuqimisht, bile deri ne tepri, nga Euralius per futur detaje dhe afate deri edhe ne Kushtetute me shkakun, qe askush te mos kete hapesire per te interpretuar ne menyre qe te kishim nje zbatim rigoroz dhe pa asnje devijim te ndryshimeve kushtetuese te 21-22 korrikut 2016.

Por zgjedhja antikushtetuese skandaloze e Arta Markut e propozuar nga Euralius hodhi ne ere principialitetin e reformes dhe kesisoj edhe themelin ligjor dhe per me keq akoma ate moral.

Ne vend, qe ky te ishte nje mesim i madh shume negativ per te mos u perseritur kurre më, perkundrazi u kuptua qarte qe ky ishte nje hap ne rrugen e Kapjes se drejtesise nga Rilindja.

Euralius duke u vendosur ne rolin e protagonistit dhe propozuesit te zgjidhjeve antikushtetuese tanimë edhe per Gjykatën e Larte mori rolin e bashkepergjegjesit ne kapjen e reformes nga rilindja.

Dhenia edhe per Gjykaten e Larte te nje zgjidhje analoge me ate te Arta Markut eshte nje prove e re e nje abuzimi skandaloz,qe dhunon Kushtetuten ne vend te zbatimit shembullor te saj.

Sebepi spekullativ i emergjences e ben kete Reforme ne Drejtesi sot njelloj si reformen e Plepave dje.

Ndryshimet kushtetuese 100% konsensuale te 21-22 korrikut po zhbehen thuajse totalisht dhe Kapjereforma e ka zaptuar Reformen.

Megjithate lexoni vete çfarë rekomandimi ka propozuar EURALIUS 5 per Gjykatën e Larte:

“Me qëllim që të kalohet kjo periudhë tranzitore, ndërkohë që procesi i ngritjes në detyrë dhe i emërimit në Gjykatën e Lartë nuk ka përfunduar ende, KLGJ-ja mund të konsiderojë të përdorë skemën e delegimit dhe caktimin e gjyqtarëve të përkohshëm në Gjykatën e Lartë. Përveç kësaj, nëse në skemën e delegimit nuk ka magjistratë të përshtatshëm që plotësojnë kushtet për në Gjykatën e Lartë, atëherë referimi tek Neni 46 i Ligjit për Statusin do të ishte i argumentuar dhe i mundshëm, duke transferuar për një afat të përkohshëm, dhe me pëlqimin e tyre në Gjykatën e Lartë, gjyqtarë me performancë shumë të mirë profesionale”.

Pra esenca e propozimit eshte: hajde delegojme gjyqtare per Gjykaten e Larte,duke shkelur kushtetuten dhe ligjin,por duke i sherbyer Kapjes rilindase te drejtesise.


TË NGJASHME