HomePolitikë

Vasili: Pse Borchard ishte i zhgënjyer?

Nënkryetari i LSI Petrit Vasili me anë të një statusi në “Facebook” shprehet se e ka parë Borchardin të zhgënjyer dhe habitet me këtë fakt.

Vasili thekson se ka disa pyetje dashamirëse për Borchardin për të cilin shprehet se ka bërë deklarime të pathelluara dhe të pavdenda.

Postimi i Petrit Vasilit:

Ca pyetje dashamirese per Borchard!

Borchard pas konferences per diskutimin e sistemeve zgjedhore tha : “Për atë që ndodhi sot jam i zhgënjyer. Do të shohim se çfarë do të bëjmë në vijim. Propozimi i PD-së? Nuk e qeverisim ne këtë vend, që të marrim në dorë reformën. Ne mbështesim vendin natyrisht” tha ai.

Opozita politike mori pjese ne konference atehere perse eshte kaq i zhgenjyer Borchard? Cfare skenari u prish qe e ben te palumtur Borchard-in se opozita mori pjese? A e mori vesh gje Borchard qe propozimi ne konference ishte i Opozites se Bashkuar dhe jo i PD sic thote ai ?

Mendon vertet Borchard qe nuk e dine shqiptaret qe nuk eshte ai qe e qeveris kete vend? Po kur jepte opinione te njeanshme kunder opozites gjate protestave madheshtore te saj nuk e dinte Borchard-i qe nuk e qeveris ai kete vend? Por kur nuk shpreh asnje opinion Borchard per raportin e OSBE -ODIHR per votimet moniste te 30 qershorit a e mbeshtet ai Shqiperine?

Keto jane disa pyetje shume dashamirese qe lindin nga deklarimet e pathelluara dhe te pavenda te Borchardit.


TË NGJASHME