HomePolitikë

Vasili publikon dokumentet: Verifikimet kontradiktore nuk kursyen as shkollat

Petrit-Vasili

Ish-kreu i Grupit të LSI-së, Petrit Vasili ka deklaruar se qeveria duhet të heqë dorë nga presioni politik mbi procesin e verifikimit të ndërtesave.

Në një postim në Facebook, Vasili ka publikuar disa dokumente që sipas tij janë kontradiktore për të njëjtin godinë të inspektuar.

“Ndaj qeveria duhet te heqe dore nga presioni politik dhe propagandistik mbi procesin teknik te verifikimit te ndërtesave”, thekson ai.

Statusi i plotë i Vasilit

Me mirë një dyshim më shume se sa një miratim i percipte vrastar!!

Tërmetet e 21 shtatorit dhe 26 nentorit ishin nje sprove teper e dhimbshme per qytetaret dhe nje sfide e humbur keqas per qeverinë.

Qeveria u tregua tërësisht e paafte, e ç’organizuar dhe si peng i dimensionit vetem propagandistik te saj, ajo mbeti ne bisht te situates.

Por sot qytetaret kerkojne me fort se kurre nga qeveria përgjigje konkrete, profesionale dhe garantuese lidhur me banesat e tyre dhe veçanërisht me objektet e përdorimit masiv si shkolla, spitale, kopshte, çerdhe, godina universitetesh, hotele, salla kulturorë etj.

Shpesh ç’organizimi i qeverise dhe demagogjia e saj per gjoja marrjen e situates nen kontroll ka bere qe ne terren te shfaqet një papërgjegjshmëri me potencial vrastar.

Kjo shfaqet ne raportet teknike te kunderta brenda nje kohe te shkurter, verifikime te siperfaqshme dhe si te tilla aspak garantuese, por perkundrazi ç’orientuese, te cilat nuk kane kursyer as shkollat dhe spitalet.

Pa asnje diskutim nje sjellje e tille e papërgjegjshme sjell nje rrezikshmëri teper te larte per jeten e njerezve dhe i streson ata akoma me shume ne nje moment kur ata kane nevoje me shume se kurre per qetesi.

Sot nje dyshim me shume dhe verifikimi i tij deri ne fund eshte shume me pozitive dhe parandaluese e dramave te mundshme per njerezit se sa nje verifikim i percipte pseudooptimist, qe u rrezikon jeten qytetateve.

Logjika e dyshimit te forte gjate verifikimit inxhinierik te strukturave ndertimore eshte e vetmja logjike e shendetshme per garantimin e sigurise se tyre.

Verikimi inxhinierik eshte praktikisht diagnoza e shendetit te nderteses dhe si cdo diagnoze kerkon kohe dhe instrumenta teknike te besueshëm dhe profesionale.

Ashtu sic nuk ka dy te semure te njellojte po ashtu nuk ka dy ndertesa te njejta.

Pasi çdo ndertese ka historine e saj, qe eshte e ndryshme nga cdo ndertese tjeter,ndaj edhe diagnoza e sakte e shendetit te nderteses nuk eshte aspak e lehte.

Ashtu si ne mjeksi ku dyshimi udheheq diagnozen dhe mbron shendetin e njerezve, pasi moskonstatimi i nje semundjeje te fshehur mund te marre jeten e nje te semuri.

Po ashtu edhe verifikimi i ndertesave nese nuk verifikon cdo dyshim, nese nuk zbulon deri ne fund dëmtimet, shkallen e ketyre demtimeve dhe rolin e tyre ne sigurine e nderteses, mund te jete pastaj me pasoja vrastare per njerezit.

Ndaj qeveria duhet te heqe dore nga presioni politik dhe propagandistik mbi procesin teknik te verifikimit te ndertesave.

Sjelljet imponuese, arrogante dhe te rrezikshme te kryeministrit e ministrave paditur dhe medioker te tij duhet te marrin fund. Qytetaret kerkojne siguri dhe garanci te besueshme. Ndaj qofte edhe nje dyshim me shume dhe verifikimi i tij gjer ne fund eshte nje mbrojtje me shume per qytetaret dhe garanci per ato ambiente ku ata jetojne apo frekuentojne.

Ndersa nje ekspertize siperfaqesore e imponuar,qe nuk shterron cdo paqartesi dhe peng i propagandes qeveritare eshte thjesht rrezik me shume dhe nje garanci me pak per jeten e qytetareve.

Shihni edhe akte verifikimi kontradiktore qe nuk kane kursyer as shkollat si psh.Emin Duraku,Fail Konica ne Tirane.

Kontrolli

TË NGJASHME