Aktualitet Lajme Lajmi i Fundit Politikë

Vasili: Rama reagon kur s’i pëlqen drejtësia

Nënkryetari i LSI Petrit Vasili ka reaguar pasi Edi Rama deklaroi se prokurori i Durrësit ka shantazhuar dhe burgosur një zyrtar për hesap të një organizate kriminale.

Vasili shprehet se Rama reagon sot kur i cenohet interesi dhe kur nuk i pëlqen drejtësia, ndërsa qeshte kur rrëmbeu Bashkinë e Durrësit pa ligj në Gjykatë.

Postimi i Petrit Vasilit:

Edi Rama qeshte kur perlante ne Gjykate pa ligj,Bashkine e Durresit me 30 qershor dhe llapaqenoset sot kur drejtesia nuk eshte me te!

Kur gjykata e Durresit jepte dy vendime ne nje dite per Kryetarin e bashkise dhe Edi Rama grabiste Bashkine e Durresit ne 30 qershor Rama & co ishin te kenaqur shume,pavaresisht nga gangsterizmi antiligjor i denje per tribute e Afrikes se Zeze qe ndodhi ne Gjykaten e Durresit.

Ndersa Edi Rama tha sot:

“Prokurori i Durrësit që shantazhoi për hesap të një organizate kriminale zyrtarin e shtetit dhe më pas kërkoi burgosjen e tij, është mishërimi tipik i llumit të sistemit të drejtësisë, që nuk ka asnjë shans t’i shpëtojë pastrimit nga sistemi! Ky llum po kryen akte kriminale padrejtësie, me moton “Do ikim që do ikim, të kapim ç’të kapim!”

Ne se i ka faktet,pse nuk shkon ta padise prokurorin ky llafazan kryeminister? Apo e ka zakon ky njelloj sic beri me Dritan Zaganin apo me Emiljano Nuhun,qe sa here qe i dhembin te vertetat fillon histerite ligavece neper media. Keta kur nuk ju pelqen drejtesia bejne llapaqenin,ndersa kur e kapin e blejne dhe e perdorin drejtesine per interesa te tyre qeshin,kenaqen dhe gezojne.

Keta kur nuk ju pelqen drejtesia dalin edhe bejne proteste para gjykatave sic bente kryetari i bashkise se Tiranes dikur.

Keta qe ju cajne derrasat njerezve gjithe diten ne emer te drejtesise dhe thone ta leme drejtesine te thote fjalen e saj,sa here kjo ju leverdis, sot qe ju preket interesi ulerijne e pellasin te kunderten. Cfare karagjozesh,ç’lidhje kane keta me shtetin dhe ligjin??

Related posts

A do të rikthehet opozita në Parlament? Përgjigjet Basha

Mila

OKB, përpjekje kundër gjuhës së urrejtjes në internet

Mila

Kjo është mënyra më e mirë për t’i dhënë fund një lidhjeje!

Rita news
Na Kontaktoni!