HomeSociale

Vasilit: Askush të mos qahet për mungesë sinqeriteti

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili me anë të një postimi në “Facebook” është shprehur me tone ironike ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mënyrë së qeverisjes së tij në këtë kohë të vështirë të rrezikut të pandemisë së koronavirusit.

Vasili thotë se “askush te mos qahet per mungese sinqeriteti nga Edi”.

Reagimi i Vasilit: 

Edi me telefon perballe Edit pa qeveri!

Edi me telefon ne dore ben sikur zgjidh ndonje hall, merr ndonje urim hallexhinjsh, te cileve jua tall keqas iluzionet per zgjidhje dhe me se fundi nenqesh me kenaqesi e thote: jua hodha, jua prisha mendjen, jam i zoti per propagande, jam ujk i mashtrimit, jam mjeshter per te hedhur hi syve, jam jam jam……!

Eshte, eshte, eshte gjithshka eshte.

Por kryeminister nuk eshte.

Me telefon Edi jua thote vete te gjitheve, qe s’ka qeveri,ska zyra qe funksionojne, ska strukture shteti serioz.

Ka, ka, ka vetem nje zero shtet, qe i ngjan plehut siper te cilit kakaris me tefon ne dore Edi vete.

Edi po tregohet rob zoti me shqiptaret dhe nuk po i genjen fare.

Po jua thote cope qe s’ka qeveri dhe maksimumi, qe mund te kapin eshte nja 30 sekonda muhabet me Edin.

Ndizni qiri qe te mos jete Edi me ndonje sekelldi, ndonje kolle, marrje fryme apo diarre e te vjella se edhe kete gallaten me telefon e humbet dhe s’e kapni dot më as kete.

Ndaj askush te mos qahet per mungese sinqeriteti nga Edi.

Ai e beri te veten.

Jua tha cope: qe sa te jem une harrojeni shtetin, bejini dua estrades me telefon, mbani njeri tjetrin dhe bejini derman kokes.

k.s/ gotanews


TË NGJASHME