HomeModa

Vathët e mëdhenj apo të vegjël, po ju kë preferoni?

Siç mund ta dini aksesorët ndryshojnë menjëherë pamjen tuaj dhe sigurisht ato janë kaq të shumta sa që në çdo sezon kemi ato më të përshtatshmet. Por pavarësisht nuk mund të shpenzoni para për të blerë gjithmonë modelet më të reja që bota e modës ju ofron.

Kështu nëse jeni ne dilemë se çfarë vathësh të mbani më së shumti të mëdhenj apo te vegjël ja disa ide nga të cilat mund të kuptoni dhe të bëni dallimin . Gjithësesi mund të preferoni të keni të dyja llojet e vathëve për ti kombinuar ato sa më mirë me veshjet tuaja. Ja disa nga modelet më të bukura të vathëve te mëdhenj dhe të vegjël.

1. Vathet e mëdhenj

Vathët e mëdhenj do të jenë gjithmonë objekt dëshirë për femrat me një stil joshës. Është një mënyre e mire për ti dhënë më shumë jetë një look-u të thjeshtë por megjithatë duhet të dini se jo të gjitha femrat mund të mbajnë këto lloj vathësh dhe mbi te gjitha jo gjithmonë.

Femrat të cilat karakterizohen nga një qafe e shkurtër është me mire nëse preferojnë vath të vegjël nga ana tjetër femrat me qafë te gjatë mund të bëjnë çfarëdo lloj modeli që dëshirojnë.

Janë ideale për ti mbajtur gjate ditës ne modele te caktuara dhe ne mbrëmje ne modele me elegante. Për sa i përket ngjyrave ato mund ti gjeni nga me te ndryshmet për ti zgjedhur sipas dëshirës. Këshilla është te preferoni vathe te mëdhenj ne ato raste kur nuk keni veshur një veshje me jake sepse kështu qafa juaj do te duket me e shkurtër nga ana vizuale.

2. Vathet e vegjël

Vathet e vegjël janë ideal për femra me një stil romantik dhe disi me klasike. Vathët e vegjël janë shume te bukur, komod dhe mund ti mbani ne çdo moment për me tepër ju japin një pamje shumë elegante edhe veshjeve më të thjeshta.

Vathët e vegjël te cilat janë te shkëlqyeshëm janë ideal për tu mbajtur gjatë mbrëmjes. Duhet të dini se këto vath mund ti mbani dhe me një varëse të gjatë. Femrat të cilat karakterizohen nga një qafë e shkurtër janë më të përshtatshme për të mbajtur vathë të vegjël.

Mundësitë për të zgjedhur një palë vath të shkurtër janë të shumta gjithashtu duhet të dini se vathët e shkurtër nuk dalin kurrë nga moda sepse janë diçka e domodsoshme e aksesorëve.


TË NGJASHME