HomeSociale

Vatrat e zjarrit, Xhaçka: Të qëllimshme

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, në një konferencë për shtyp ka dënuar zjarrvënien e qëllimshme të zjarreve që kanë prekur ditëve të fundit vendin, si akte kriminale.

Xhaçka theksoi se të gjitha vatrat e zjarrit janë të qëllimshme, situatë të cilën e krahasoi me vendosjen e tritolit në shtyllën e tensionit, ngjarje e ndodhur disa ditë më parë në Fushë-Krujë. Ajo iu ka bërë thirrje qytetarëve që të informojnë për raste të tilla.

Janë djegur deri më tani 240 hektarët pyje dhe kullota, dhe në shumë raste zjarret nuk janë vënë ende nën kontroll. Dhjetëra efektivë janë duke punuar për të shuar këto zjarre. Përfitoj nga rasti për t’i falenderuar, por sot dua të ndaj disa fakte se pse e quaj këtë situatë të pazakontë. Reth 8 vatra zjarri të qëllimshme në muajin mars edhe pse temperaturat kanë qenë njo më shumë se 20 gradë. Këto zjarre janë akte kriminale. Nuk kemi të bëjmë me zjarre për të hapur kullota, por me akte të pastra vandalizimi. Janë ate që u ngjajnë atyre me tritol të shtyllave të tensionit. Ju bëj thirrje të gjitha forcave politike që të bashkëpunojnë për të ndryshuar këtë situatë. Nuk ka dhe nuk mund të ketë as justifikime për këtë akt. Ju bëj thirrje të gjithave strukturave vendore që në disa raste kanë qenë inekzistente. Të informojnë në kohë për zjarre dhe të luftojmë për parandalimin. Edhe qytetarët të na informojnë për vatrat e zjarrit apo edhe individët që qendrojnë pas këtyre akteve kriminale”, tha Xhaçka.


TË NGJASHME