HomeLajmi i Fundit

Vazhdojnë aksionet e “OFL”, sekuestrohen 6 mjete të blinduara

Vazhdon misionin task forca e ngritur për të goditur grupet dhe personat me nivel kriminaliteti të lartë “OFL”. Së fundmi, janë vendosur nën hetim personat të cilët posedojnë mjete të blinduara. Këtë të martë në kuadër të operacioneve të kryera nga kjo task forcë, janë sekuestruar 6 mjete të blinduara, që ishin në pronësi të shtetasve E.D., B.D., XH.T., dhe I.GJ.

Gjashtë automjetet e sekuestruara, në pronësi të këtyre shtetasve që nuk u bëhet me dije emrat janë të markave “Audi”, “Jeep” dhe “Benz”.

Pas sekuestrimit të këtyre mjeteve, është duke u punuar për tu verifikuar nëse këto mjete janë të blera apo të vjedhura. Veç këtyre aksioneve, ditën e sotme është kërkuar plotësimi i formularit të pasurisë edhe për dy persona të tjerë, E.SH. dhe GJ.C.