HomeShowbiz

Vazhdojnë eksperimentet, Era Istrefi ndryshon look dhe duket kaq … fantastike

Era Istrefi është një prej këngëtareve më në zë shqiptare, fama e së cilës i ka kaluar me kohë kufijtë e vendit tonë. Ajo njihet për tipin e saj moskokëçarës dhe për eksperimentet e shumta që kryen me look-un e saj.

Shpeshherë e kemi parë këngëtaren të ndërrojë ngjyrën e flokëve, mirëpo së fundmi u duk se bjonde ishte zgjidhja perfektë për të.

Por, në këto kohë që po kalojmë jo. Mesa duket Era ka vendosur të kryejë një tjetër eksperiment dhe sipas disa postimeve në Snapchat, ajo i ka lyer flokët sërish.

Ngjyra e zgjedhur këtë radhë do t’ju lërë me të vërtetë pa fjalë. Era ka vendosur t’i lyejë flokët e saj ngjyrë portokalli. Një zgjedhje jo e zakontë, por jemi në kohë karantine ku çdo gjë është e kuptueshme.

Deri më tani, kemi parë shumë nga personazhet e showbiz-it të kryejnë eksperimente me look-un, por padyshim Era mban vendin e parë.


TË NGJASHME