HomeSport

Vazhdojnë problemet për Franck Ribéry.

Bayern München ka konfirmuar se anësori francez, Franck Ribéry, do të mungojë për një kohë të gjatë.
Ai pësoi një lëndim muskulor në këmbë gjatë seancës stërvitore.

35-vjeçari, i cili i ka shënuar katër gola në 14 paraqitje për Bayern München këtë sezon të Bundesligës, do të mungojë përkohësisht në ndeshjet dhe seancat stërvitore. Klubi gjerman ende nuk ka bërë të ditur se sa kohë do t’i duhet francezit për t’u shëruar.

“Kampi stërvitor pas përfundimit të pjesës së parë të sezonit, në Doha, përfundoi me lajme të këqija pasi që Franck Ribéry do të mbetet jashtë fushës së futbollit pasi pësoi lëndim muskulor në një ndeshje miqësore mbrëmjen e së mërkurës mes lojtarëve të Bayern München”, shkruhet në deklaratën e lëshuar nga klubi gjerman.

Franck Ribéry u gjobit javën e kaluar nga klubi pasi që e kishte publikuar një deklaratë me fjalë fyese drejt njerëzve që e kishin kritikuar atë për një foto të tij. Në atë foto, Franck Ribéry shihej duke e ngrënë një copë mishi të mbështjellë në ari në një restorant luksoz në Dubai.

Të fillojmë me xhelozët, urrejtësit, ata që lindin vetëm për shkak të një vrime në prezervativ: Ua q**** nënat, gjyshet dhe po ashtu edhe trungun familjar. Nuk u kam borxh asgjë”, kishte shkruar Franck Ribéry në llogarinë e tij në Instagram.

Suksesi im është fal Zotit, meje dhe atyre që më duan dhe që besuan në mua. Kurse për tjerët, ju nuk jeni asgjë më shumë se guralecë në çorapet e mia.

https://www.youtube.com/watch?v=XpR-DbWtdOQ

 


TË NGJASHME