HomeSport

Vazhdojnë spastrimet te Inter, Perisic drejt largimit

Antonio Conte nuk ndalon me spastrimet te Inter. Pas Icardit, mesa duket edhe Perisic nuk i përmbush kriteret e vendosura nga tekniku italian. Gjatë miqësoreve të zhvilluara në verë, Conte ka qenë duke e provuar Perisic duke e vendosur në pozicione të ndryshme në të gjithë krahun e majtë, madje edhe si sulmues, por mesa duket nuk ka marrë rezultatet e pritura nga kroati.

“Përgjigjet nuk janë pozitive. Nuk mendoj se është i aftë të bëjë detyrat që i kërkoj”, ishin fjalët e Antonio Conte, që nuk lenë shumë hapësira për interpretime. Në këtë mënyrë, mbetet për t’u përcaktuar se cili do të jetë destinacioni i ardhshëm i Ivan Perisic. Për momentin, vetëm Monaco është e interesuar për futbollistin nënkampion të botës.


TË NGJASHME