HomeSport

Vazhdojnë spastrimet te Milan, ja i larguari i radhës

Vazhdojnë largimet te Milan. I larguari i radhës, është mbrojtësi kroat Stefan Simic.

Pas largimit nga Milan, mbrojtësi kroat, është pranë nënshkrimit me Hajduk Split . Sipas “Milannews.it”, marrëveshja mes tyre është arritur dhe pritet vetëm firma dhe zyrtarizimi.

Simiç luajti vetëm një ndeshje në Ligën e Europës me fanellën e Milanit këtë sezon dhe në janar, shkoi në huazim te Frozinone.

Ndërkohë, në shtëpinë e kuqezinjve, vazhdojnë spastrimet me ritme, pasi deri tani kanë qenë disa lojtarë, që janë larguar.


TË NGJASHME