Lajme Sport

Vazhdon ‘magjia’ Champions, ja përballjet e mbrëmjes së sotme

Sot në mbrëmje, do të luhen edhe ndeshjet e radhës të raundit të dytë të Champions League. Vëmendja e gjithë futboll-dashësve, padyshim do të jetë e fokusuar te supersfida mes Barcelonës dhe Inter. Vazhdon ende të jetë në pikëpyëtje aktivizimi i Lionel Messi edhe pse “pleshti” është stërvitur me skuadrën. Mungesa të rëndësishme për kampionët e La Liga janë Jordi Alba, Ansu Fati dhe Umtiti.

Barcelona kërkon fitore pas barazimit me Borussia Dortmund dhe me të njëjtin mision janë edhe zikaltërit e Antonio Conte. Ekipi kërkon konfirmim edhe në Europë, pas dominimit në Serie A.

Nga ana tjetër, Slavia Prague do të presë gjermanët e Borussia Dortmund. Kampionët në fuqi të Lierpool, do të përballen me Salzburg dhe një fitore do të linte pas shijen e keqe të humbjes kundër Napoli, që në përballjen kundër Genk kanë vetëm një objektiv, fitoren.

Në grupin H, Valencia do të ketë përballë Ajax në një përballje që do të vendosë edhe kryesuesen e grupit. Në krahun tjetër, Lille do të presi Chelsean e Frank Lampard.

Related posts

Balla reagon pas ‘po’ së CDU/CSU: Vendim historik

Klaudia gotanews

Hyn në fuqi ligji/ Biznese, keni 90 ditë kohë për hapur llogari bankare, ose…

Mila

ONM ankimon vendimin për kreun e Gjykatës Administrative Tiranë

Mila
Na Kontaktoni!