HomeSport

Vazhdon të thyejë rekorde, Haaland i pandalshëm këtë sezon

Erling Haaland është padyshim, një prej furbollistëve më të mirë dhe më në formë të momentit. Talenti i Salzburg, nuk di të ndalet dhe vazhdon të shënojë si në kampionat, ashtu edhe në Champions League. Edhe mbrëmjen e djeshme në ndeshjen ndaj Napolit, Haaland gjeti rrugën e rrjetës, duke fiksuar shifrat 1-1.

Në katër ndeshjet e Champions deri tani, Haaland ka arritur të shënojë plot 7 gola. Diçka fantastike për një lojtar vetëm 19 vjeç.

Sulmuesi norvegjez është futur në histori me golin që shënoi ditën e djeshme ndaj Napolit, ku sipas “Optas”, ai bëhet lojtari i katërt në historinë e Ligës së Kampionëve, i cili shënon në katër ndeshjet e para. I pari që e ka arritur këtë ishte Ze Karlos i Portos, më pas Del Piero dhe në fund Diego Kosta me fanellën e Atletico Madrid.


TË NGJASHME