HomeSport

Vazhdon telenovela Neymar, oferta nga 3 klube të mëdha europiane

Vazhdon akoma telenovela Barcelona-Neymar-PSG. Klubi katalunjas, u hodh në aksion dhe bëri një ofertë konkrete në drejtim të PSG për Neymar, por drejtuesit e klubit parizien e refuzuan, duke e cilësuar si një ofertë shumë të ulët. Propozimi i Barcelonës, ishte huazim me të drejtë blerje për 160 milionë euro i brazilianit Neymar.

PSG është e hapur të negocioj me çdo klub që kërkon shërbimet e Neymar por kërkesa e tyre mbetet fikse: 220 milion euro, aq sa investuan dy vite më parë për ta transferuar në Paris. Oferta e Barcelonës ka bërë që Juventus dhe Real Madrid, dy klubet e tjera të interesuar për të, të mos heqin dorë nga Neymar, por fundja ofrojnë më shumë.

Oferta e Juventus është 100 milionë euro, plus kartonin e argjentinasit Polo Dybala. Një ditë më parë të gjithë gazetat spanjolle ishin hapur me të njëjtin lajm: Juventus futet në garë për Neymar ndërsa këtë të mërkurë kanë një tjetër version.

Ndryshe nga “Mundo Deportivo” dhe “Sport”, të cilat janë optimiste për rikthimin e Neymar në “Camp Nou”, “Marca” beson se Real Madrid është favorit deri në këtë pikë, kjo për vetë faktin se presidenti Perez ka një marrëdhënie shumë të mirë me klubin e PSG.


TË NGJASHME