HomeLajmi i Fundit

Vdekja e 5-vjeçarit, pranga 2 zyrtarëve të Bashkisë

Ditën e djeshme në Berat, një 5-vjeçar gjeti vdekjen pasi ka rënë në kontakt me kabllot elektrik të pa izoluara.

Për pasojë janë arrestuar dy zyrtarë të bashkisë, ndërsa ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë për 4 punonjës elektricist.

Në prangat e policisë ka rënë Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike në bashkinë e Beratit, Polizoi Ikonomi dhe inxhinieri i kësaj drejtorie Llazar Hoxholli. Ata akuzohen për “shpërdorim detyre”.

NJoftimi

Humbi jetën fëmija 4 vjeç nga kontakti me rrymën elektrike, duke luajtur në lulishten në pedonalen e qytetit të Beratit, ndalohen Drejtori i shërbimeve në Bashkinë e Beratit dhe përgjegjësi i ndriçimit në zonat urbane, si dhe procedohen në gjendje të lirë 4 elektricistët e bashkisë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Berat, në përfundim të veprimeve të kryera në lidhje me ngjarjen e ndodhur në lulishten në pedonalen e qytetit Berat, në bashkëpunim me Prokurorinë bënë ndalimin e shtetasve:

P. I., 32 vjeç, me detyrë Drejtor i shërbimeve në Bashkinë e Beratit dhe Ll. H., 61 vjeç me detyrë përgjegjës i ndriçimit në zonat urbane, të dy banues në Berat.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi, shtetasi i mitur me iniciale A. B., 4 vjeç, duke luajtur në lulishten në pedonalen e qytetit të Beratit, ka gjetur vdekjen si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike.

Po në vijim të veprimeve u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit F. T., H. I., E. B. dhe M. K., të katërt me detyrë elektricist pranë Bashkisë Berat.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

K.S/GotaNews