HomeLajme

Vdekja e gazetarit saudit do të ketë pasoja

Presidenti amerikan Donald Trump bën me dije se gazetari i zhdukur saudit, Jamal Khashoggi mud te ketë vdekur. Kush qëndron pas këtij krimi do të ketë pasoja shumë të rënda-shprehet ai.

Mediat turke deklarojnë se gazetari saudit mund të jetë vrarë dhe ne po kërkojmë trupin e tij. Sic duket edhe presidenti Trump duket mjaft i bindur për vdekjen e tij, pasi shprehet: “është shumë e trishtueshme”.

Arabia Saudite është akuzuar nga Turqia pasi mendon se ka dërguar një skuadër për ta rrëmbyer dhe për ta vrarë atë.

Presidenti Trump shprehet gjithashtu për gazetarë në Shtëpinë e Bardhë se: “Pasojat e mundshme për Arabinë Saudite do të duhet të jenë shumë të rënda. Kjo është një gjë e keqe, por do të shohim se çfarë do të ndodhë. Nëse nuk ndodh ndonjë mrekulli e të gjitha mrekullive, do të pranoj se ai është i vdekur”.

 


TË NGJASHME