Vdekja e Jacques Chirac, mesazhi ngushëllues i Presidentit Meta

Pas ndarjes nga jeta te Jacques Chirac, vjen mesazhi i ngushellimit nga Presidenti Ilir Meta.
Në reagimin e tij kreu i shtetit theksoi se shqiptarët do të kujtojnë me nderim ish-presidentin për radhitjen e Francës përkrah vendeve që luftuan për t’i dhënë fund gjenocidit në Kosovë.
“Me keqardhje të thellë mësova për ndarjen nga jeta të ish-Presidentit francez Jacques Chirac. Ai qe një sovranist i paepur, me kontribut të jashtëzakonshëm në politikën franceze dhe europiane. Shqiptarët do ta kujtojnë përherë me nderim për angazhimin personal në radhitjen e Francës përkrah aleatëve për t’i dhënë fund genocidit në Kosovë. Ngushëllime të ndjera familjes, miqve dhe të gjithë popullit francez për këtë humbje!”, shkruan Meta.
