HomeLajme

Vdékja e Jonadës në faqet e para të mediave angleze: 7-vjeçarja ishte shtetase britanike

“Vajza britanike, 7 vjeçe, humbi jetën pasi skafi u përplas me të teksa ajo notonte në det”, janë këta kryetitujt në mediat më të mëdha angleze. Shtypi britanik ka pasqyruar sot vdékjen e Jonada Avdiajt, e cila ishte shtetase britanike me prindër shqiptarë.

“7-vjeçarja Jonada Avdia, nga Barking, në lindje të Londrës, humbi jetën pasi oficeri i policisë Arjan Tase e goditi atë me skafin e tij në plazhin e Potamit në Himarë, në jug të Shqipërisë”, shkruan The Mirror.

Duke iu referuar si një “aksident horror”, më artikull thuhet se vdékja e vajzës së re ka çuar vendin në protesta duke kërkuar dorëheqjen e ministrave dhe kryeministrit.

Po ashtu në mediat britanike shkruhet:

“Observatori Europian i Krímeve dhe Sigurisë thotë se shumica e plazheve në Shqipëri nuk kanë roje bregdetare dhe nuk janë të sigurta!”/ GOTA NEWS ALBANIA


TË NGJASHME