HomeLajme

Vdes në aksident shqiptari, shoku i tij në gjendje kritike

Një i vdekur dhe një i plagosur është bilanci i një aksidenti ndodhur në Maleme pak pas orës 11:00 mbrëmjen e së martës në autostradën e vjetër Chania -Kissamos.

Motori, në të cilin udhëtonin dy persona të moshës 31 dhe 34 vjeç nga Shqipëria, shkruajnë mediat greke, doli nga rruga. 31 vjecari gjeti vdekjen e menjehershme, ndersa 34 vjecari mbeti i plagosur rende.

Shkaqet e aksidentit mbeten ende të paqarta për hetuesit, teksa raportohet se shqiptari i plagosur është dërguar në spital.

Mjekët ishin të detyruar t’i presin njërën këmbë, thanë burimet.

Gjendja e tij është kritike dhe ai ndodhet në luftë me vdekjen.

Autoritetet policore kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit.


TË NGJASHME