HomeLajmi i Fundit

Vdes në mes të rrugës 69-vjeçari/ Ja dyshimet e para të policisë

Gjatë mesditës së sotme, një 69-vjeçar ka humbur jetën, në rrugën “Ibrahim Rugova”. Sipas burimeve të policisë mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30, ku papritur u gjend i vdekur në rrugë një zotëri, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije.

Dyshimet paraprake të policisë lidheshin me mundësinë se i ndjeri ka pësuar një atak kardiak.

NJOFTIMI I POLICISË
Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 20.11.2020, rreth orës 13:30, në rrugën “Ibrahim Rugova”, dyshohet si pasojë e një arresti kardiak, ka ndërruar jetë shtetasi P.S., 67 vjeç.

Vijojnë veprimet me grupin hetimor për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.