HomeSociale

Vdes në spital pak orë pas aksidentit i moshuari, policia arreston 22-vjeçarin

Një burrë i moshuar ka ndërruar jetë në spital një ditë më parë pasi u aksidentua nga një makinë në rrugën Durrës – Spitallë.

Policia ka arrestuar shoferin, një djalë 22 vjeçar, banues në Durrës.

NJOFTIMI

Më datë 21.08.2019, u arestua në flagrancë shtetasi K. Gj., 22 vjeç, banues në Durrës, pasi në rrugën Durrës – Spitallë, duke drejtuar mjetin tip “Peugeot” ka aksidentuar dhe më pas ka ndërruar jetë në spitalin e traumës Tiranë shtetasin Z. A., 77 vjeç, banues në Durrës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar në nenin 290/2 të Kodit Penal.


TË NGJASHME