HomeLajmi i Fundit

Vdes tragjikisht 28-vjeçari në Tiranë

Një ngjarje e rëndë ka nodhur në Bathore në një gomisteri ku një 28- vjeçar ka humbur jetën tragjikisht.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se gjatë punës, aksidentalisht ka plasur një gomë, e për pasojë është dëmtuar rëndë punëtori i gomisterisë, shtetasi me inicialet F.LL, i cili gjatë dërgimit për në spital ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

M.H/ GotaNews