HomeSociale

Veliaj i dorëzon ‘Çelësin e Qytetit’ presidentit të Akademisë Papnore të Vatikanit

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i dorëzoi “Çelësin e Qytetit” Shkëlqesisë së Tij, Mons. Vincenzo Paglia, President i Akademisë Papnore të Vatikanit dhe një ndër themeluesit e këshilltar shpirtëror i Komunitetit të Sant’Egidio, me veprimtari humanitare anembanë botës. Veliaj shprehu mirënjohjen për rolin dhe kontributin e Mons.Vincenzo Paglia në shërbim të njerëzve në nevojë.

“Jam shumë i lumtur që për një personalitet shumë të dashur për qytetin tonë dhe për vendin tonë, një personalitet i Kishës Katolike dhe një shërbëtor të Perëndisë për gjithë ato gjëra që na bashkojnë, t’i dhuroj Monsinjor Paglias “Çelësin e Qytetit të Tiranës”, në shenjë mirënjohje nga të gjithë qytetarët e Tiranës për kontributin e tij dhe të komunitetit të tij”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë vlerësoi ndihmën që Mons. Paglia dhe Komuniteti i Sant’Egidio dhanë për Tiranën në vitet e vështira pas viteve ‘90, për të bashkuar forcat tona politike dhe për të kuptuar që ka më shumë gjëra që na bashkojnë se sa ato që ndajnë.


TË NGJASHME