HomePolitikë

Veliaj me banorët e Njësisë 11: 30 Qershori ditë feste, fundi i disa politikanëve

Njësia 11 ishte ndalesa e radhës e kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndërsa inspektoi punimet e kryera, bisedoi me banorët mbi projektet e kryera në mandatin e parë, si dhe për investimet që do të vijojnë të realizohen në 4 vitet e ardhshme në gjithë Tiranën.

Më tej, ai theksoi se 30 qershori do jetë një ditë ku qytetarët shqiptarë duhet të mendojnë për të ardhmen e fëmijëve të tyre, për mjedisin që i rrethon që të jetë më i pastër, për shkollën dhe rrugën e re.

Data 30 qershor për ne është festë, nuk i bëjmë gjërat se kemi inat ata, por i bëjmë gjërat se duam familjen tonë, duam qytetin tonë, duam Laprakën, duam Don Boskon, duam njësinë 3, duam Bregun e Lumit, për sa kohë që njerëzit janë të qartë për këtë, as nuk duhet kacafyt fare. Kjo është për asfalt, kjo është për pastrim, kjo është për ndriçim, kjo për kënde lodrash, kjo për shkollë”, u shpreh Veliaj.


TË NGJASHME