Aktualitet Sociale

Veliaj nderon me Medaljen e Mirënjohjes mësuesit e dalë në pension

Me rastin e 7 marsit, Bashkia e Tiranës ka vlerësuar me “Medaljen e mirënjohjes8 prej mësuesve të cilët falë punës së palodhur dhe pasionit ndër vite kanë kontribuar në rritjen e cilësisë së arsimit dhe përgatitjen e brezave të rinj. Ka qenë vetë kryetari i Bashkisë Erion Veliaj i cili priti në një takim të veçantë një grup mësuesesh të cilat tashmë kanë dalë në pension.

“Me zyshat që janë sot aktive, kanë qenë të gjithë fëmijët e Tiranës, edhe ajo që po thosha stafit është: -Po mirë, po me zyshat që kanë dalë në pension, do kalojë njeri kohë? Kështu që kisha shumë kënaqësi, së pari për t’ ju thënë jo vetëm ju, por edhe gjithë zyshave të tjera në pension që ka një gjeneratë që nuk i ka harruar. Për gjithsecilën prej jush kam përgatitur një medalje të vogël, edhe si shenjë mirënjohje për gjithë kontributin, por edhe për faktin që ne të bashkisë ju konsiderojmë aleatë, se zyshat janë jo vetëm mësuese ato 45 minuta në klasë, por mësuese edhe në komunitet, edhe në shkallë, edhe në lagje, edhe në rrugë. Kështu që unë ju falenderoj me gjithë zemër dhe ju falenderoj shumë shumë për gjithë kontributin”, tha Veliaj.

Related posts

Horoskopi mujor Qershor 2019

Mila

Lëvizjet në Polici në Fier dhe Mallakastër

Klaudia gotanews

Analisti amerikan: Memoriali turk s’ka vend në Tiranë! Mos e pranoni

Klaudia gotanews
Na Kontaktoni!