HomeSociale

Veliaj në njësinë nr.3, inspekton punimet për rehabilitimin e Lanës

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar me kryetaren e PS-së së Tiranës, Blerina Gjylameti dhe deputeten Klotilda Ferhati takoi disa banorë të njësisë n.3 në kryeqytet.

Banorët shprehën vlerësimet për vëmendjen e treguar ndaj këtyrë katër viteve, ndërsa Veliaj gjithashtu inspektoi punimet që po bëhen në një nga projektet më transformuese të Tiranës, që prek direkt edhe Njësinë 3 dhe që ka të bëjë me rehabilitimin e gjithë bregut të Lumit të Lanës, nga zona e Maternitetit të Ri deri te Ura e Shkozës.

Veliaj theksoi se ky projekt jo vetëm që ka rehabilituar një hapësirë që më parë ishte krejtësisht e degraduar, por i ka sjellë një përfitim direkt banorëve të zonës, të cilëve iu është krijuar infrastruktura e duhur rrugore, si dhe iu është shtuar vlera e pronës për shkak të aksesit që kanë me një rrugë krejtësisht të sistemuar.


TË NGJASHME