HomePolitikë

Veliaj: Neandertalët e SHQUP, mavri me bojë që i nxorën bojën këtij vendi me dhunë

Pas ngjarjesKuvend, ku Edi Paloka i hodhi bojë kryeministrit Rama pasi ky i fundit i kërkoi ndjesë Talat Xhaferit për shkeljen e kodit të mikpritjes nga opozita, ka reaguar edhe kreu i BashkisëTiranës, Erion Veliaj.

Duke e cilësuar veprimin e deputetit demokrat të turpshme, përmes një postimiTwitter, Veliaj shkruan se “Neandertalët e SHQUP” po shkatërrojnë dhe po përdhosin çdo vlerë shqiptari. Ai thekson se këta “mavri me bojë i nxorën bojën këtij vendi me dhunë”.

“Kur thosha ‘parti shpellare’ gjithë portalet gjobëvënëse vrapuan ta përdridhnin se kinse ishte për miletin. Jo or jo, për këta e kam, sot e gjithmonë, neandertalët e SHQUP, mavri me bojë që i nxorën bojën këtij vendi me dhunë, shkatërrim e përdhosje të çdo vlerë shqiptari! Turp”, shkruan Veliaj./tch


TË NGJASHME