HomePolitikë

Veliaj prezanton anëtarët e këshillit bashkiak

Kryetari aktual i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, prezantoi 76 anëtarët e këshillit bashkiak si dhe programin e tij për 4 vjeçarin e ardhshëm në sfidën për një mandat të dytë.

Ndërtimi i shkollave 9 vjeçare, projekti e 100 lagjeve, rehabilitimi i zonës së Bregut të Lumit, rindërtimi i Piramidës, Parkut Rinia, kopshtit zoologjik dhe bulevardit Zogu i Parë, janë disa prej projekteve të prezantuara.

Veliaj: Ndërhyrja në 100 lagje të Tiranës për tu siguruar se e njëjta cilësi me të cilën punohet në sheshin “Skëndërbej” të punohet edhe në secilën prej lagjeve të Tiranës.

Veliaj zgjodhi filmin “Bird Box” për të përshkruar zgjedhjet pa kundërshtarë.

Veliaj: Ishte një forcë e errët në një qytet si kjo forca e errët që vërtitet në qytetin tonë. Ajo forca ishte e pafytyrë si kjo forca që vërtitet nëpër Tiranë pa fytyrë. Po të kishe kontakt fizik me këtë forcën ajo të bënte të vrisje veten. Ndaj ajo që ndodhi është që kjo vajza tha unë do të bëj këto gjërat dhe nuk do të merrem fare me këtë forcën e errët.

Protestën  e opozitës më 2 qershor e quajti  një ekskursion dhune, ndërsa nuk nguroi të kujtonte dhe mandatet e zëvëndësuara në Parlament.

Veliaj: Kur nuk ke autoritet të bindesh te kauza jote, deputetët që janë te lista në pritje dhe kur shkojnë dhe i marrin të gjitha mandatet, çfarë fuqie ke me bind dikë tjetër që nuk është faji i partisë tënde.

Festa e Bajramit më 4 qershor do ta gjejë ekipin e bashkisë së Tiranës në Korçë, pranë familjeve të prekura nga tërmeti i së shtunës, duke pezulluar kështu për 1 ditë dhe fushatën zgjedhore.

Në fjalën e tij Veliaj theksoi se brenda PS-së mbizotëron meritokracia dhe fryma e bashkëpunimit.


TË NGJASHME