HomeSociale

Veliaj prezanton kartën elektronike të studentit

Kreu i Bashksië së Tiranës, Erion Veliaj së bashku me kryeministrin Rama gjatë një takimi me banorët e njësisë 11 në Tiranë, theksoi se falë aplikacionit të ri, studentët do të mund të marrin shërbimet nga institucionet publike apo dhe kompanitë private më shpejt dhe më lehtë.

Nga dje karta është edhe elektronike, do të thotë që nëse shtohet një dyqan i ri, një kancelari, floktorja, të vjen menjëherë oferta që është shtuar dhe një produkt, por kemi mbi 100 tani. Nga dje është edhe aplikacioni për Iphone dhe android.

Ti fut emrin tënd dhe numrin e kartës te e-maili që ke dorëzuar, të vjen vetëm kodi, që mund ta përdorësh vetëm ti dhe këtu ke njoftime për aktivitete, nëse duam të shohim një koncert, shërbime publike, shërbime private. Te aplikacioni klikon Karta e Studentit, pastaj Karta Ime, shfaqet Barcodi dhe e përdor kush ka scanner e përdor me barcod, kush s’ka, e përdor me kartë fizike. Karta nuk ka mundësi falsifikimi, pasi karta është me fotografi dhe barcod, si karta e identitetit”, nënvizoi Veliaj.


TË NGJASHME