HomePolitikë

Veliaj takim me skuadrën e basketbollit ‘Tirana’, premton investime në sport

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj gjatë një takimi me vajzat e skuadrës së basketbollit “Tirana”, premtoi në mandatin e dytë ndërtimin e një pallati sporti të posaçëm për lojërat me dorë, si volejbolli dhe basketbolli.

Ajo që besoj bëmë me Parkun Olimpik duhet të jetë tani steka se si duhet të jenë mjediset e reja sportive. Ne kemi një koncept, do ta prezantojmë edhe këto ditë, të Pallatit të ri të Sportit. Vërtet Parku Olimpik është mirë për këto lloj aktivitetesh, por nëse do duhen mega aktivitete, do të duhet të kemi një Pallat të mirë Sporti, që të ketë 4- 5 mijë vetë, parkim nëntokësor.

Në Bashki kemi filluar të bëjmë një revolucion, fillimisht duke e hapur sportin jo vetëm si monopol të disa grupeve. Sot ka 62 palestra me çuna dhe goca që përpiqen, jo vetëm për të qenë më fit fizikisht, por edhe për të mësuar si luhet në skuadër, si humbet, si fiton, etj”, është shprehur Veliaj.


TË NGJASHME