HomeSociale

Veliaj: Tirana një qytet kozmopolitan, me 131 kombësi të ndryshme


Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duke prezantuar risitë e aplikacionit “Tirana Ime”, bëri të ditur se sot në Tiranë jetojnë dhe punojnë qytetarë nga 131 nacionalitete të ndryshme.

Tirana është sot shtëpi e 131 nacionaliteteve dhe kombësive. Nuk ka sot në rajonin tonë qytet më kozmopolitan që të ketë kaq shumë nacionalitete. Fakti që njerëz nga mbi 130 kombësi e shohin Tiranën si një vend i mundësive më kujton atë shprehjen që ta duam dhe ne Tiranën apo Shqipërinë, sa e duan të huajt që vijnë dhe e shohin. Ndaj në momentin që ne lëmë pas cinizmin dhe e zëvendësojmë me inovacion si ky i sotmi të gjithë mund të kthehemi në dashnorë të Tiranës tonë”, tha Veliaj.


TË NGJASHME