HomeShowbiz

“Vëllai i Madh” i jep banorëve sfidën, e cila kërkon shpejtësi, saktësi dhe durim

Prova e re e javës që “Vëllai i Madh” i ka dhënë konsiston në veshjen e jelekëve të verdhë për secilin prej tyre, ku çdo jelek në pjesën e përparme ka shirita ngjitës, 5 prej tyre kanë shirita në njërën anë të ngjitjes dhe 5 të tjerë në anën tjetër.

Çifti duhet të ketë anë të ndryshme të ngjitësit. Sapo të dëgjojnë gongun ata duhet të shkojnë menjëherë te partneri i tyre dhe të ngjiten. Do të qëndrojnë ashtu dhe do të kryejnë çdo aktivitet në atë formë derisa gongu të bjerë sërish.

Kjo situatë do të përsëritet disa herë në momente të ndryshme deri në përfundimin e sfidës që “Vëllai i Madh” ka vendosur.


TË NGJASHME