HomeLifestyle

Vëmendje femra! Kështu bëni për vete një mashkull

Ka shprehje apo fjalë të cilat përmirësojnë raportin në një lidhje nëse thuhen. Nëse guxoni të shpreheni do ta bëni t’i ikë mendja dhe të mos ju rezistojë më! Shpesh meshkujt ndjehen të frikësuar nga femrat të cilat kanë pushte mbi ta. Bezdisen dhe tremben nga marrëdhëniet e varësisë! Zbuloni si ta kultivoni këtë pushtet dhe si ta përdorni atë për të qenë të lumtur si ju ashtu edhe partneri juaj…

Shpreh dëshirën tënde:

“Dua të rri me ty”. “Të dëshiroj! “. Janë fjalët magjikë që i bëjnë mirë një mashkulli. Ata nuk i dëgjojnë shpesh dhe i bën të ndjehen të vlefshëm. Një burrë është i ndërgjegjshëm që nuk mund të jetë mashkulli më i zgjuar, më elegant, më tërheqës, më i pasuri i kësaj bote, por ndërsa dëgjon se është i dëshiruar nga një femër, jeta i duket më e bukur. Shprehje të tilla e sigurojnë të jetë i lumtur.

Thuaji se të bën të lumtur!

Sadisfaksioni më i madh për një mashkull ta dëgjojë këtë shprehje nga gruaja që dashuron: Ti më bën të lumtur! Është bukur të kuptosh se mund t’i dhurosh lumturi një personi tjetër, është sikur të zotërosh një fuqi jashtëtokësore. Një mashkull do të ndjehej më i sigurt, më i fortë dhe njëherësh do ta ndihmoni të ndjehet mirë me vete.

BËJE TË SHOHË SE TI JE UNIKE!

Nuk gjendet një tjetër si ty. Ti e di, por ai ? Tregoji se je e pazëvendësueshme, se je unike! Bëje me dije se je femra që bën për të! Pas teje nuk ka tjetër!


TË NGJASHME