HomeSociale

Vëmendje! Kosova masa të rrepta për ata që vizitojnë Shqipërinë

Qeveria e Kosovës së bashku me Ministrinë e Shëndetësisë kanë marrë disa masa të reja në kuadër të parandalimit të përhapjes së koronavirusit, për vizitorët e vendeve fqinje si Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia.

Mësohet se nga 30 korriku, 2020 të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës që vijnë nga vendet me risk të lartë të infeksionit (Republika e Shqipërisë, Maqedonisë së veriut, Malit të zi dhe Serbisë) detyrohen të vetë-izolohen për 7 ditë në shtëpitë/banesat e tyre.

Gjithashtu të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës (qytetarët me leje qëndrim, leje qëndrim të përkohshëm) që dalin jashtë territorit të Republikës së Kosovës dhe nuk kthehen brenda 48 orëve duhet të dëshmojnë se janë të shëndoshë nga COVID-19 me testin RT-PCR në Sars COV-2, në të kundërtën duhet të vetë-izolohen për 7 ditë.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME